Hoxha: Qeveria aktuale skenën politike e ka shndërruar në një tezgë pazari

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha deklaroi se Qeveria aktuale skenën politike në vend e ka shndërruar në një tezgë pazari, sipas tij Qeveria nuk punon në interes të qytetarëve, por se si të sigurojnë një deputetë më shumë për të zgjatur jetëgjatësinë e saj deri në zgjedhjet e ardhshme.

Marketing

“Është shumë i-relevante kjo që po ndodh në kuvend, besoni kjo është qeverisje e numrave. Kjo është një qeverisje që Kuvendin apo skenën politike e ka shndërruar në një tezgë pazari. Këta tash nuk luftojnë për të pasur vizion të qartë se si duhet shteti të ecë përpara. Lufta sot e partive në pushtet është se si të sigurojnë një deputet plus, për të mbajtur gjallë këtë qeverisje deri në zgjedhjet e ardhshme… Nuk ka qeveri e cila buron nga legjitimiteti i qytetarëve dhe prandaj është teza jonë që një dit e më parë për ta parë të gjithë ne veten, duhet vullnetin ta kthejmë te populli dhe popullata të vendos për atë se kush do ti përfaqësoj. Pasi që për momentin nuk përfaqësohet vullneti i qytetarëve, për momentin përfaqësohet vetëm vullneti i grupit të interesit të disa partive politike për të shpëtuar karrierat”, tha Arianit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat.mk