Ballina Aktuale Hoxha takon këshilltarin shqiptar të Erdoganit

Hoxha takon këshilltarin shqiptar të Erdoganit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha gjatë vizitës zyrtare në Turqi, në pallatin presidencial ka realizuar takim me këshilltarin shqiptar të presidentit Erdogan nga Shkupi, Sabri Demiri.

Marketing

Ja postimi i plotë:

“Gjatë qendrimit në Ankara pata nderin dhe kënaqësinë të takoj z.Sabri Demirin – Këshilltar Kryesor i Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pozicioni i z.Sabri Demiri në kuadër të Presidencës në Turqi është një përparësi e madhe si për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga ku vjen edhe vete ai, po ashtu edhe për gjitha shtetet e Ballkanit.

E falenderoj z.Sabri për mikpritjen e tij dhe gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e interesave të përbashkëta në të mirë të dy vendeve mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë”, ka shkruar Hoxha ne Facebook

Exit mobile version