Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka treguar se do të hapet një pikë e re e përbashkët kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët”.
“Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase, që për një vit falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook