Hoxhiç: Marrëveshja e Ohrit ndali diskriminimin, e ndryshoi në tërësi vendin tonë

Në ditën e dytë të shkollës për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue”, zëvendës drejtori i agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive jo shumicë, Xhelal Hoxhiç ka thënë se Marrëveshja e Ohrit e ndryshoi në tërësi vendin tonë, raporton indeks.mk

Marketing

Sipas tij, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit u ndryshua preambula e cila në të kaluarën kishte diskriminuar bashkësitë e tjera jo-maqedone.

“Para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia diskriminonte bashkësitë e tjera jo shumicë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u ndryshua preambula dhe tash është ndalur diskriminimi dhe është shumë më mirë”, deklaroi Hoxhiç para mbi 60 pjesmarrësve që marrin pjesë në shkollën verore për lider të rinjë “Peace Forum Dialogue”, të realizuar nga Ministria për Sistem Politik në vigjilje të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, Xhelal Hoxhiç është edhe gazetarë i diplomuar.