Hristijan Mickoski: Udhëheqim në Kërçovë, në 15 komuna fituam në rrethin e parë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka vlerësuar se “votuesit e tyre kanë shumë arsye për të festuar sonte, por ka ende punë”.

Marketing

Ai në paraqitjen para mediave për procesin zgjedhor, numëroi komunat ku si parti kanë fituar që në rrethin e parë, udhëheqin apo shkojnë me fitore të sigurt në rrethin e dytë.

“Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Voda kemi udhëheqje bindëse 2/1. Sopishtë përfundojmë punë që në rrethin e parë. Qendra dhe Karposhi do të kenë rreth të dytë. Buteli e ka kryer punën që në rrethin e parë. Çuçer Sandevë, Gazi Baba kryen punën që në rrethin e parë. Gjorçe Petrov kemi udhëheqje bindëse, Aleksandri mund të kalojë qysh në rrethin e parë. Pehçevë shkojmë në rrethin e dytë, Kamenicë shkojmë në rrethin e dytë, Vinicë mbaroi që në rrethine dytë, Koçan shkojmë në rrethin e dytë – aty bëhet garë e pabarabartë. Vernovci mbaruam punë që në rrethin e parë. Zelenikovë shkojmë në rrethin e dytë, në Petrovec 3/1 në rrethin e parë dhe Borçe mbetet kryetar. Ilindeni mbetet i yni, fiton Oliver Spasovskin Aleksandri. Çeshinovë Obleshevë shkojmë në rrethin e dytë. Në Shtip mbaruam punë që në rrethin e parë. Karbinci kemi kryetarin e parë në rrethin e parë, në Sveti Nikollë, Llozovë shkojmë në rrethin e dytë, në Kratovë shkojmë në rrethin e dytë për pak vota nuk arritëm të kemi sukses në rrethin e parë. Rankovc shkojmë në rrethin e dytë. Velesi është qytet i VMRO-së. Gradsko do të ketë kryetarin e ri të VMRO, Radovish shkojmë në rrethin e dytë për shumë pak. Novo Sellë shkojmë në rrethin e dytë, në Gjevgjeli jemi shumë afër fitores, Negotina e ka kryetarin e ri – Goranin, Demir Kapi shkojmë në rrethin e dytë. Mitko fitoi me 10 mijë dallim në Kavadar, Rosoman hyjmë në rrethin e dytë, në Prilep fitojmë në rrethin e parë, Në Mogillë është kryer puna që në rrethin e parë, në Manastir ka udhëheqje bindëse, me shumë gjasë edhe aty do të kemi fitore në rrethin e parë. Në Ohër është dallimi më shumë se 2 mijë euro, VMRO-DPMNE-ja udhëheq në Kërçovë. Rreth të dytë kemi në Mavrovë, në Demir Hisar, kurse në Jegunovcë kemi fitore që në rrethin e dytë. Në Bervenicë hyjmë në rrethin e dytë”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Marketing