Humanizmi në vepër, biznesmeni nga Shkupi dhuron 100 jastëk ortopedik për klinikën për sëmundje të fëmijëve

Drejtorja e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Prof. D-r. Aspazija Sofijanova dhe drejtori ekonomik, m-r Alajdin Memedi sot pritën biznesmenin nga Shkupi z. Imerali Baftjari, kompania e të cilit ‘Ali Kom’, dhuroi 100 jastëkë ortopedikë për fëmijët e klinikës.

Marketing

Sofijanova dhe Memedi në emër të stafit dhe fëmijëve pacientë falënderuan për donacionin e bukur.

Baftjari u shpreh se është i lumtur dhe krenar që ka pasur mundësinë të dhurojë për Klinikën për sëmundje të fëmijëve, si vend më i qëlluar për një hap të tillë.