Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një pistoletë elektrike nga një oficer policie.
Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat britanike, ku bëhet me dije se Sali Byberi i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari.
Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.
29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.
Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç.
Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.