Humb jetën një grua palestineze nga sulmi i Izraelit ndaj Gazës

Ka humbur jetë një grua palestineze si pasojë e sulmeve të Izraelit ndaj Rripit të Gazës se bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë izraelitë zhvilluan sulme intensive ndaj qyteteve Rafah dhe Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmin ajror në rajonin As-Satr në perëndim të Khan Yunis humbi jetën një grua palestineze, ndërsa u plagosën 6 të tjerë.

Marketing

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 227 persona, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra.



. .