Humbën në finale, ja sa para fituan Bad News Eagles

Bad News Eagles e siguruan vendin e dytë në turneun ESL Challenger që u mbajt në Melbourne të Australisë.
‘Shqiponjat kosovare’ arritën deri në finale të kësaj gare, por humbën nga skuadra spanjolle, Movistar Riders, me rezultat 2-0, me mapa, transmeton lajmi.net.

Marketing

Në mapin e parë “Anubis” ata u mposhtën me rezultat 16:10.

Kurse, në ‘Ancient’ ishin afër të barazonin, por në fund pësuan 16:13.

Edhe pse nga vendi i dytë, ekipi kosovar përfitoi 20 mijë dollarë, teksa Movistar Riders 50 mijë dollarë dhe kualifikimin direkt në ‘ESL Pro League’.