Mbrëmë u zhvillua ndeshja e boksit për titull të botës në peshat e rënda mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk, të cilën e fitoi ky i fundit.
Por, nga ana ekonomike më fitues ka dal Joshua.
Sipas “Sporting News”, Joshua ka arritur të fitoj rreth 15 milionë funta apo mbi 20 milionë dollarë amerikane në total.
Rreth 5 milionë funta, Joshua i fitoi nga shitja e të drejtave televizive. Besohet se 60% e fitimeve ntë drejtat televizive i ka pasur Joshua, kurse 40% Usyk.
Në anën tjetër, Usyk besohet të ketë bërë afron 5 milionë funta. Edhe pse shumë më e vogël se ajo e Joshuas, për ukrainasin kjo është ndeshja ku ka fituar më së shumti para.
Pasuria e Usyk llogaritet të jetë 4 milionë dollarë, pra me këtë fitore ai e rrit shumë buxhetin e tij.