Humbin dy vajza të mitura në Shkup

Dy vajza të mitura nga Strumica , Antonija Jankova (12) dhe Radmila Ivanova (14) kanë humbur sot në Shkup, njofton Klan M.

Marketing

Fotoja e tyre është shpërndarë në rrjetet sociale dhe kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në kërkim.

Siç mësohet, vajzat kanë ardhur në Shkup në një ekskursion nga Strumica. Ata janë parë për herë të fundit në “Vero Jumbo”, ku u humbën gjurmët.

Sipas informacioneve, vajzat duhej të dilnin në shëtitje dhe të ktheheshin në një orë të caktuar në vendin ku ishin parkuar autobusët e tyre, por vajzat nuk janë paraqitur.