Ballina Lajme Maqedoni Humbin Struga dhe Shkupi, fiton Shkëndija dhe merr kreun!

Humbin Struga dhe Shkupi, fiton Shkëndija dhe merr kreun!

Xhiroja e 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjellur surpriza në gjashtë ndeshjet e zhvilluara pasditën e sotme. Struga dhe Shkupi pësuan humbje, përderisa Shkëndija mori fitore me përmbysje, duke marrë edhe kreun e tabelës. Struga Trim Lum u mposht në Kavadar nga Tikveshi me shifrat 3:2, përderisa Shkupi u mund nga Gostivari në transfertë me rezultatin 2:0. Të gjithë këtë situatë e shfrytëzojë më së miri Shkëndija që triumfoi me përmbysje në Tetovë, duke mposhtur Tikveshin me shifrat 3:2. Triumf pasditën e sotme mori edhe Voska Sport që në kryeqytet mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 0:2. Në dy takimet tjera, Vardari mundi 0:3 Bregallnicën, teksa Sileksi u mposht nga Rabotniçki me shifrat minimale 0:1.

Marketing
Exit mobile version