Humbja në Europa League, Mourinho flet për të ardhmën e tij te Roma

Jose Mourinho nuk ka arritur të fitojë trofeun e Europa League me Romën.

Marketing

Skuadra italiane u mposht në finale nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jose Mourinho ka folur për të ardhmën e tij tek ekipi italian.

““E ardhmja ime? Të hënën do të shkoj me pushime. Ne do të flasim. U thashë pronarëve se do t’i njoftoj së pari në rast se do të hap bisedime me një klub tjetër” tha ai pas ndeshjes.

Ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë, por që lojtarët e Romës meritojnë më shumë.

Mourinho u shpreh i pakënaqur edhe me rezultatin, duke thënë se ekipi “është grabitur”.

“Unë dua të qëndroj në AS Roma, por lojtarët e mi meritojnë më shumë… dhe unë gjithashtu meritoj më shumë. Jam shumë i lodhur të jem menaxher, shef komunikimi, fytyrë e klubit që do të qëndrojë, na kanë grabitur… Dua të qëndroj, por me kushtet e duhura për të dhënë më të mirën time.”

Roma është nën direktivat e Mourinhos qysh nga viti 2021.

Marketing