Hungaria ka arritur ta nisë më këmbë të mbarë Ligën e Kombeve, pasi ia doli të mposhte me shifrat 1-0 Anglinë në “Puskas Arena”.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Dominiko Szoboszlai në minutën e 66-të, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga shokët e tij.
Përballja rezultoi e luftuar deri në minutën e fundit, por kombëtarja angleze nuk mundi të gjente golin e barazimit për të siguruar të paktën një pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke e nisur me humbje këtë rrugëtim në grupin e 3-të të Ligës A.
https://player.crazyvidup.com/player/html/zQ5uytoa0tfsg?popup=fromblocked&autoplay=1