Hyn në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare,ulen çmimet për 2.500 produkte

Ligji për praktikat e padrejta tregtare pritet të ulë çmimet e mbi 2.500 produkteve. Nga organizata konsumatore vlerësojnë se ligji do të ndikojë në uljen e çmimit të produkteve ushqimore.

Marketing

“Presim së pari që të rishikohen kontratat që i kanë furnizuesit dhe tregtarët, të kyçet e gjithë ajo që është paraparë në ligj, duke kyçur edhe marzhën me të cilën kufizohen kostot në 10%, me çka kjo do të kontribuojë në uljen e çmimeve dhe do të kemi produkte më të lira ushqimore në treg. Mbikëqyrja e këtij ligji është dhënë në Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës dhe do të shohim se sa ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen kësaj sfide, duke marrë parasysh se deri më tani ata nuk kanë qenë shërbim i inspektimit.”, – deklaroi këshilltarja juridike në Organizatën e Konsumatorëve, Tatjana Tasevska.

Nga e marta është në fuqi vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit në 10 për qind për 73 produkte që ishin në listën e shportës së vjeshtës, e cila, nga ana tjetër, kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Nga atje, dje kanë bërë të ditur se në ditën e parë të kontrollit, kur janë kontrolluar marketet e mëdha, janë shqiptuar gjoba në vlerë prej rreth 20 mijë eurosh, për shkak të parregullsive të konstatuara.

Ditën e djeshme u kontrolluan byrektoret dhe marketet e vogla, ndërsa sot do të kontrollohen edhe tregtarët me shumicë.

Marketing