Hyri për ta gjetur fatin, por e gjen vdekjen, 62 vjeçari vdes në kazino

Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në një hotel në Manastir, pa shenja jete është sjellë tek ta N.K (62), shtetas i Greqisë.

Marketing

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit do të dërgohet për obduksion. Në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll nga ekipi inspektues i SPB Manastir, njofton MPB.

Marketing