Ballina Lajme Maqedoni Hyrja e ASH-së në qeveri, Taravari: S’kemi ofertë serioze prej kryeministrit

Hyrja e ASH-së në qeveri, Taravari: S’kemi ofertë serioze prej kryeministrit

Kryetari i sapozgjedhur i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari u sqarua edhe për zërat e hyrjes së partisë së tij në ekzekutiv. Theksoi se për momentin nuk kanë marrë asnjë ofertë konkrete, por nëse evntualisht kanë ofertë, paralajmëroi mbajtjen e një referendumit brendapartiak.

Marketing

“Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë konkrete. Në qoftë se kemi them këtë duhet ta diskutojmë në organet e partisë, nuk dua të sillem si njeri që vendos vet. Prandaj vazhdoj të insistoj që të zgjedhim kryesinë e partisë me qëllim që ta disperzojmë përgjegjësinë. Edhe nëse sjellim një vendim të tillë do të organizojë referendum brendapartiak me ofertën të cilën do ta marrim, më qoftë se e marrim”, theksoi Taravari.

Ish lideri i ASH-së, Ziadin Sela në fjalimi e sotëm të kogresit të partisë, tha se Aleanca është e të gjithë shqiptarëve dhe pronë e askujt por se Taravari është ai që më së miri e vazhdon rrugëtimin e partisë.

Marketing
Exit mobile version