Ballina Lajme Maqedoni Hyseni: “Kryeministri shqiptar” ka magjepsur të gjithë, partitë shqiptare të bashkohen rreth...

Hyseni: “Kryeministri shqiptar” ka magjepsur të gjithë, partitë shqiptare të bashkohen rreth kësaj nisme

Analisti Blerim Hyseni vlerëson se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të realizohet, por për një gjë të tillë, sipas tij, duhet që partitë shqiptare duhet të kenë qendrim unik. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Hyseni tha se, është i habitur jo vetëm nga kundërshtimi i ashpër i pala maqedonase për këtë ide, por edhe nga reagimet në opinionin shqiptarë.

Marketing

“Mendoj që është një nismë e cila ka magjepsur jo vetëm shqiptarët, por ajo që nuk mund ta paramendoj janë reagimet e menjëhershme të opinionit maqedonas, në veçanti partive politike maqedonase të cilat këtë ide e pranuan sikur ka rënë hataja në në këtë vend. Mendoj që është një inciativë, e realizueshme, por për realizimin e kësaj duhen disa parakushte.

Një ndër to dhe esenciale është bashkimi i faktorit politik shqiptarë në Maqedoni rreth kësaj ideje. Çdo herë që partitë shqiptarë kanë pasur unitet dhe kanë vepruar bashkërisht edhe rezultatet nuk kanë munguar.

Mua më habit reagimi i opinionit shqiptarë, pse që në start paragjykohet si ide. Edhe nëse në këto zgjedhje nuk realizohet kjo ide, ky qëllim, është e rendësishme që në opinion të mbijetojë kjo ide dhe partitë politike duhet të angazhohen për realizimin e kësaj ideje”, u shpreh analisti Blerim Hyseni.

Exit mobile version