I arratisur prej kohësh: Mafiozi i ‘Ndrangheta-s zbulohet nga videot e gatimit në YouTube

As një mafioz i kërkuar prej kohësh nga policia nuk i rezistoi dëshirës për të publikuar online recetat e shijshme italiane, por ja kaq u desh që të zbulohej nga policia.

Marketing

Marc Feren Claude Biart, 53 vjeç, bënte një jetë të qetë në Boca Chica, në Republikën Domenikane, me komunitetin lokal italian. Ai u zbulua përmes një kanali në YouTube ku tregonte aftësitë në gatimin e recetave italiane.

Videot nuk e zbulonin fytyrën, por tatuazhet në trup e tradhtuan. Biart ishte në arrati që nga viti 2014, kur prokurorët italianë urdhëruan arrestimin e tij për trafik kokaine në Hollandë për klanin Cacciola të ’Ndrangheta-s.

Calabria News raporton se autoritetet nuk e zbuluan kanalin e Biart në YouTube, por thanë se ai e menaxhonte së bashku me bashkëshorten.

I arratisur prej kohësh: Mafiozi i ‘Ndrangheta-s zbulohet nga videot
Ndjekja dhe arrestimi i Biart ishte një bashkëpunim që përfshiu Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, Interpolin dhe forca të shumta policie nga 10 vende. Arrestimi i tij u konsiderua një zhvillim kryesor për operacionin special të quajtur I-CAN, për Bashkëpunimin e Interpolit Kundër ‘Ndrangheta-s.

Me bazë në Kalabri, ‘Ndrangheta konsiderohet të jetë një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në botë për shkak të kontrollit në pjesën më të madhe të kokainës që hyn në Europë. Prej kohësh, ‘Ndrangheta e tejkaluar Cosa Nostra të Siçilisë si organizata mafioze më e madhe më e Italisë.