I dashuri i Dua Lipës hedh poshtë pretendimet për tradhëti

I dashuri Dua Lipës, Isaac Carew është i vendosur që nuk e tradhëtuar këngëtaren.

Marketing

Modeli britanik u kap nën shoqërinë e një femre tjetër në një klub nate në Londër më 12 qershor.

Dhe Isaac me anë të një postimi në Instgram ka këmbëngulur se këto pretendime janë gënjeshtra, duke siguruar fansat se janë të lumtur për krah njëri-tjetrit.

“Unë nuk do të doja që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me dikë, i cili nuk e do dhe nuk e respekton. Ajo nuk do ta bënte këtë gjë. Të dy, unë dhe Dua kemi ‘rënë në duart’ e mediave që shkaktuan një drama duke na lidhur me njerëz të tjerë, kur në të vërtetë nuk ka asgjë të tillë.

Unë në një klub për homoseksuale duke vallëzuar me një shoqe dhe kjo është përceptuar keq.

Nuk ka pasur asnjë puthje dhe jam i zhgënjyer me veten time që kërceva për një moment të shkurtër duke pasur parasysh mënyrën sesi u portretizua.

Kishte zhurmë në klab dhe po i flisja në vesh. Mos besoni gjithçka që shihni sepse këta njerëz paguhen për të krijuar dramë,”-shkruan ai.

Dua dhe Isaac u rikthyen së bashku pas një ndarje.

Dhe modeli shprehet i lumtur që janë përsëri në krah të njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë çdo mendim se u ndanë për shkak të një tradhëtie.

“Ne jemi shumë të lumtur që u rikthyem sëbashku. Kemi kaluar 3 vite e gjysmë së bashku me besnikëri dhe dashuri. Ne kurrë nuk jemi ndarë për shkak të problemeve të tilla. Ne u ndamë për shkak të disa konflikteve dhe mos pasja mundësi për të qëndruar bashkë. Për fat të mirë dashuria jonë është më e fortë se kjo.”