Një person i moshës së mitur të premten e kësaj jave e ka therur me thikë një bashkë moshatarë të tij. Viktima ka pësuar dëmtime të rënda trupore.
Policia tashmë e ka arrestuar të miturin që po dyshohet se e ka kryer këtë akt.
“Lagje Kurilla, Prizren 26.07.2019 – 22:20. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari (i mitur) mashkull K-Shqiptar pasi që kishte therur me thikë viktimën (të mitur)mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, viktima është hospitalizuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.