Ballina Lajme Botë I nxehti ekstrem djeg Portugalinë, deri tani 44 persona të lënduar (VIDEO)

I nxehti ekstrem djeg Portugalinë, deri tani 44 persona të lënduar (VIDEO)

Të paktën 44 persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që nga e premtja ka shpërthyer në qarkun Faro në jug të Portugalisë, kumtuan sot autoritetet portugeze.

Marketing

Burimet e njëjta informojnë se njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë rreth 1.000 persona, të ndihmuar nga dy aeroplanë, të cilët si ndihmë kanë mbërritur nga Spanja.

Për përhapjen e zjarrit gjatë fundjavës ka kontribuar edhe mori jashtëzakonisht i nxehtë në Portugali, me ç’rast në shumë vende temperaturat janë rritur në 40 gradë Celsius.

Në Lisbonë këtë fundjavë janë matur temperatura rekorde të larta prej 44 gradë Celsius.

 

Marketing
Exit mobile version