Ballina Aktuale I pari i diplomacisë Osmani: Tani është momenti!

I pari i diplomacisë Osmani: Tani është momenti!

Kryediplomati Bujar Osmani përmes rrjetit social facebook ka porositur të ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme, duke bërë me dije për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

Postimi i plotë:

Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Pêr muaj të tërë, miq dhe ministra nga e gjithë bota erdhën për të na inkurajuar me këshilla miqësore që të fokusohemi në këtë sfidë dhe ta kapërcejmë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të negociatave. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani kur jemi në finale të defokusohemi, ç’orientohemi, por të ruajmë kursin dhe përgjegjsinë prindërore para gjeneratave të ardhshme.
Tani është momenti!

Exit mobile version