Ia keqpërdorin emrin për të ‘dhuruar’ para, reagon ashpër Rudina Magjistari

Rudina Magjistari ka reaguar pas një mashtrimi që po bëhej në rrjete sociale në emër të saj.

Moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari është bërë pjesë e skemës së mashtrimit nga disa njerëz.

Marketing

Në rrjetin social Facebook është hapur një profil në emër të moderatores, ku në të thuhej se do shpërndahen para për ndjekësit.

Por, nuk shkoi gjatë dhe Rudina e vuri re këtë mashtrim që po bëhej në rrjete sociale, andaj iu drejtua me një apel të gjithëve.

Ajo reagoi duke u bërë thirrje të gjithëve që të mos bien pre e një mashtrimi të tillë, ndërsa thotë se nuk beson se si do të merren për bazë këto gjëra, pasi duken qartë se janë gënjeshtra.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan moderatorja.