Ibrahimi: Thaçi ishte i dehur, ai fol kur i thotë shefi i tij Ali Ahmeti

Anëtari i kryesisë së Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i është përgjigjur kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili tha mbrëmë në TV21 se Alternativa financohet nga Turqia dhe Irani.

Marketing

“Nuk e du ta marrë seriozisht se çfarë thotë, se është joserioze, jokonzistente. Asaj si besojnë as fëmijët e djepit. Janë institucionet që mbajnë evidencë për financimin e partive. Më e rëndësishme është që të bëhet pyetja se pse e thotë se kush e detyron ta thotë.”, theksoi Ibrahimi në emisionin “10 minuta” në TV21.

Sipas tij, në këtë rast kemi të bëjmë me urdhërin e dhënë nga shefi i tij i ashtuquajturi “nëna e madhe”, Ali Ahmeti. “Ai që luan rolin e hedhjes së gurit dhe fshehjen e dorës, që e bën në mënyrë të përkryer. Rolin e grindavecit dhe shpifësit Ahmeti ia ka dhënë Menduh Thaçit.”, theksoi Ibrahimi. Ai komentoi edhe detajin e Thaçit lidhur me unazat e ngjajshme që krerët e Alternativës kanë me ato të krerëve Iranian ku s siç ishte ajo e Kasëm Sulejmani. “Puna e unazave ma kujtoi një humor të Lecit që e kishte humbur unazën në terr dhe shkon e kërkon në dritë. Janë gjëra joserioze për tu interpretuar në opinion.”, theksoi Ibrahimi.

#10МИНУТИ | 14.1.2020

#ZeqirijaIbrahimi i kundërpërgjigjet ashpër #MenduhThaçit#10МИНУТИ #10MINUTA (emisioni i plotë)

Publiée par TV21 sur Mardi 14 janvier 2020