Ibrahimovic fillon stërvitjet, por me një tjetër klub

Zlatan Ibrahimovic është duke u përgatitur për të vazhduar sezonin, i cili është ndërprerë shkaku i COVID-19.

Marketing

Ylli suedez ka filluar të stërvitet në Stokholm, me lojtarët e Hammarby.

Gazeta Expressen ka publikuar pamje ku shfaqet Ibrahimovic duke u stërvitur me një grup të vogël lojtarësh të Hammarby.

“Ibrahimovic thirri dhe pyeti nëse mund të bashkohet në stërvitje”, ka zbuluar presidenti i klubit, Richard von Yxkull.

Në fund të vitit të kaluar, Zlatan hyri në klub si pronar i 25 për qind të aksioneve.

Kontrata e Ibrahimovic me Milan përfundon në fund të këtij sezoni, dhe sipas medieve në Itali, largimi i tij është i sigurt.