Ibrahimovic pëson lëndim ndaj Juventusit

23:20 | 9 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic u detyrua të zëvendësohet gjatë pjesës së dytë pas një lëndimi ndaj Juventusit.

Suedezi ishte duke luftuar për top, pastaj ra në fushë duke mbajtur gjurin, që lë të nënkuptohet se pësoi lëndim në gju, transmeton lajmi.net.

Ai fillimisht provoi të qëndronte në fushë, por pastaj pas disa sekondave u zëvendësua nga Ante Rebic sepse nuk ia doli të vazhdonte.

Mbetet të shihet se sa do të mungojë Ibrahimovic dhe nëse ky edicion për të ka marrë fund.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas ndeshjes tha që Ibra nuk ka qenë plotësisht i gatshëm dhe shpreson se nuk është lëndim seriozë.

“Ibra nuk ishte i gatshëm para ndeshjes, tani ndjen dhimbje në gju dhe shpresojmë që nuk është asgjë shumë serioze”, deklaroi ai.

Milan shënoi fitore shumë të rëndësishme me rezultat 0 – 3 ndaj Juventusit./Lajmi.net/

Marketing