Legjenda e Interit, Javier Zanetti, aktualisht zëvendës President i klubit italian, ka thënë se Lautaro Martinez dhe Mauro Icardi janë e ardhmja dhe se janë me fat që i kanë në skuadër.
Pasi shënoi 22 gola në 48 në Ligë për Racing në Argjentinë, Martinez, ende 21-vjecar, u transferua në San Siro për 23 milionë euro.
Martinez nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Luciano Spallettit, por Zannetti ka kërkuar nga ai që të jetë i durueshëm, duke e cilësuar si të ardhmen e klubit.
“Ne jemi me fat që kemi Lautaron, është një surprizë e madhe për mua, sepse unë nuk e njihja atë si person, por e pashë atë të luante dhe më pëlqeu shumë”, u shpreh Zanetti.
“Ai iu pëlqen edhe njerëzve të Interit. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh në kampionatin italian, por ai është duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe do të ketë një të ardhme të madhe”.
“Icardi është një goleador i njohur në botë, ne jemi me fat që kemi atë te Inter dhe mendoj se ai dhe Lautaro janë e ardhmja”, theksoi ish-mbrojtësi zikaltër