Icardi padit Interin, kërkon 1.5 milionë euro

Gjatë kësaj mbrëmje ka pasur raporte që Mauro Icardi ka paditur Interin që ka lejuar kthimin e tij në stërvitje, duke kërkuar 1.5 milionë euro.

Marketing

Sipas La Gazzetta dello Sport, Icardi dhe gruaja dhe agjentja e tij Ëanda Nara pritet të merr veprime ligjore kundër klubit.
Ka një luftë fjalësh në mes të lojtarit dhe Interit, një gjendje që ka filluar prej atëherë kur atij iu morr shiriti i kapitenit – për arsye që ende nuk janë konfirmuar dhe qartësuar në publik-në shkurt.

Më vonë atij i ishte thënë gjatë kësaj vere, kur Antonio Conte u emërua trajner, i tregoi atij se nuk ishte në planet e klubit dhe se ai është i lirë për të kërkuar klub tjetër.
Megjithatë, argjentinasi ka refuzuar mundësitë për transfere deri tani, kurse Ëanda Nara kishte konfirmuar sot këtë javë, sepse ai është i përkushtuar për të mbetur në Inter.

Nënpresidenti i Interit, Javier Zanetti dhe CEO Beppe Marotta kanë deklaruar se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim në 48 orët e fundit, është raportuar se Icardi është duke e marrë në konsideratë zgjatjen e kontratës dhe mandej kalimin si i huazuar në Monaco.

Megjithatë, këtë mbrëmje është thënë se Icardi ka filluar një padi kundër Interit për ta lejuar atë që t kthehet në stërvitje të plota apo ta padit klubin për 1.5 milionë euro për shkak të dëmtimit të imazhit të tij.

Ka pasur disa shenja mbrëmë që gjendja po përkeqësohej, kurse e tërë skuadra e Interit – përfshirë edhe transferi i ri Alexis Sanchez – morën pjesë në një darkë në Milano.
Aty mungonte vetëm Icardi, që ishte në shtëpinë e tij Lake Como me Ëandan dhe fëmijët e tyre.

Është interesante të shihet se si do të ecin gjërat, për shkak se Interi e kishte parashikuar këtë padi dhe kanë konsultuar avokatët e tyre se si të përfshin ata në këtë gjë.
Napoli dhe Monaco thuhet se janë gati të paguajnë 65 milionë euro dhe pagë më të madhe, por Icardi ka refuzuar madje ti marrë edhe këto propozime.

Marketing