Identifikohet viktima e parë nga aksidenti fatal në Bullgari!

46 persona humbën jetën në një aksident autobusi gjatë natës në një autostradë në jug të kryeqytetit bullgar, konkretisht në një autostradë 40 km nga Sofja.

Marketing

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se njëri nga të vdekurit është I.Rustemi. I ndjeri punonte punë fizike, ndërtimtari.

Kryeministri, Zoran Zaev ka njoftuar se shumica e të vdekurve janë të moshës së re, përfshirë 12 fëmijë.