Idris Elba në rolin e James Bond?

Idris Elba ka dhënë sinjalet e para pas spekulimeve disa ditëshe, se ai do të jetë aktori i ri i cili do të luajë rolin e James Bond 007.

Marketing

Në një postim në Twitter, Elba ka shkruar ‘Emri im është Elba, Idris Elba’, janë këto shprehjet e famshme të agjentit sekret britanik 007, që i dijmë të gjithë.

Sipas raportimeve nga tabloidet britanike, producentja e filmit ‘James Bond 007’, Barbara Broccoli, i ka thënë drejtorit të filmit Antoine Fuqua, se ‘ka ardhur koha’, për një aktor jo të bardhë ta luaj 007-shin”.

Emri i Elba-s ka qenë i lakuar për vite me radhë, për ta marrë rolin, por vetëm në nivelin e spekulimeve. Këto ditë janë shtuar zërat se ky do të jetë aktori i ri.

Bond 25 sigurisht pritet të jetë filmi i fundit i David Craig, i cili theksoi se Elba i kishte thënë atij se nuk i ishte ofruar roli në të kaluarën. Craig ka nënvizuar se një kohë kishte besuar se ky ishte vetëm një ‘farsë’, por tani befasohet për aktorin e ri.

Marketing