Igli Tare zyrtarizon largimin nga Lazio: Kisha kohë që e mendoja

Igli Tare ka zyrtarizuar largimin nga Lazio, ku prej vitesh mbante detyrën e drejtorit sportiv. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-sulmuesi shqiptar për ‘TG1’:

Marketing

“Pas 18 vitesh do të marrë fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i S.S. Lazio. Kam kohë që e mendoj por kam pritur për të mirën e Lacios, të arrijë objektivin e Ligës së Kampionëve. I vetëdijshëm se kam ndërtuar një ekip të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe”.

Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë – vazhdoi Tare – tifozët që i kam në zemër, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje. në këtë rrugë.

Një falenderim të veçantë ai kishte për familjen e tij.

“Një falenderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që pata si futbollist dhe si menaxher dhe që nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur, ta ruajë me xhelozi këtë realitet të bukur. Gjithmonë Forza Lazio”.