Igor Spasovs është rrugës për në Shkup. Zyrtarët bullgar përveç se kanë miratuar ekstradimin, menjëherë kanë nisur për në Shkup ish pjesëtarin e njësitit special që të vuaj dënimin me burg prej 14 viteve, për vrasjen e Martin Neshkovskit në vitin 2011. Ai pritet të arrij në burgun e Idrizovës sot pasdite.
Igor Spasov u arratisë në vitin 2019, pasi u dërgua për shërim në spital. Ai u arrestua në Sofje në fillim të muajit shkurt, pas një denoncimi kundër tij për dhunë.