Ballina Showbiz “Ike me të dashurin në pushime” – Plas sherri mes Beatrixës dhe...

“Ike me të dashurin në pushime” – Plas sherri mes Beatrixës dhe Balina Bodinakun publikohen edhe mesazhe

Këto ditë ka qarkulluar lajmi se Beatrix Ramosaj është nisur për në pushime.

Marketing

Megjithatë, këngëtarja nuk ka publikuar postime në rrjete sociale.

Ndërsa sot, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka ndarë disa biseda me opinionisten, Balina Bodina ku kjo e fundit e ka akuzuar se është në pushime me të dashurin. Madje ajo ka shtuar se një mike e saj e cila punon në një agjenci udhëtimesh ia ka bërë të ditur këtë.

Ndërkohë, Trixës i ka penguar kjo gjë e cila e ka blokuar në rrjetin social Instagram opinionisten dhe ka shkruar disa fjalë për të.

“Ka ardhur koha t’i dal Zot vetës dhe këtë do ta bëj. Të hamendësosh për jetën time me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash. Por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mij me shpifjet e tua nuk të toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton se instinktin e kam pasur të saktë, sa herë më ke sulmuar brenda “Big Brother VIP” e ke pasur personale. Më sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore. Nuk më ul vlerat dot ti Balina Bodinaku”, kanë qenë fjalët e Trixës.

Ndryshe, Beatrix Ramosaj nuk ishte e pranishme në darkën e organizuar nga “Vëllai i Madh”, ku të ftuar ishin disa nga ish-banorët. Arsyeja e mungësës së këngëtares ishte për shkak të një batute që kishte bërë komediani, Ermal Mamaqi lidhue me trekëndeshin, Donald-Bora-Beatrix.

Në vazhdimësi të ngjarjes, Donaldi kishte një hatër-mbetje me partneren e tij, por me gjithë këtë ai i uroi 14 shkurtin Ditën e Shën Valentinit teksa i d1%rgoi edhe disa dhurata përmes vëllait binjak, Romeos.

Theksojmë se, ky është reagimi i dytë i Beatrixës pas daljes nga shtëpia e cila gjatë gjithë kohës kishte vendosur të qëndrojë e heshtur.

Exit mobile version