Një ilaç i ri duket se po jep shpresë për të gjithë pacientet, të cilët kanë dalë pozitivë me COVID-19.
Bëhet fjalë për Tocilizumab që përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por duket se tashmë mund të shpëtojë jetë edhe për të infektuarit me kroronavirus, transmeton BBC.
Sipas një studimi për çdo 25 pacientë të trajtuar me tocilizumab, një jetë do të shpëtohet. Disa spitale në botë janë duke e ushtruar këtë formë trajtimi.
Wendy Coleman, 62-vjeç, mori trajtimin me këtë lloji ilaçi vitin e kaluar kur u shtrua në Spitalin Mbretëror Chesterfield me Covid-19 në gjendje të rëndë.
“Unë isha duke luftuar, nuk mund të merrja frymë dhe isha thuajse afër intubimit. Pasi më dhanë tocilizumab, gjendja ime u stabilizua dhe nuk u bëra më keq,” tha ajo.
Studiuesit thonë se rreth gjysma e njerëzve të shtruar në spital me Covid mund të përfitojnë nga trajtimi. Ekspertët kanë kryer një provë klinike me më shumë se 4,000 vullnetarë dhe thonë se rezultatet janë të jashtëzakonshme.
Sipas ekspertëve, Tocilizumab ul rrezikun e vdekjeve nga COVID-19. 596 (29%) e pacientëve në grupin e atyre që u trajtuan me Tocilizumab vdiqën brenda 28 ditëve krahasuar me 694 (33%) pacientë në grupin e atyre që kanë marrë trajtimin e zakonshëm./