Ballina Lajme Maqedoni Ilievski: Çështja e Almirit s’duhet të politizohet por familja Iliq është në...

Ilievski: Çështja e Almirit s’duhet të politizohet por familja Iliq është në shtabin e Dimitrievskit

Kandidati i LSDM-së për Kryetar të Komunës së Kumanovës, Oliver Ilievski, në përballjen zgjedhore në Klan Maqedoni në emisionin ‘Gara për Komunat’ ka theksuar se çështja e Almirit nuk duhet të politizohet, por e gjitha familja Iliq është në shtabin e kundërkandidatit të tij, Maksim Dimitrievskit.

Marketing

“Aq shumë të ulet niveli i taborit kundërshtar, të preket fundi I fushatës politike të kundërkandidatit, aq që kam menduar se do të vijmë në këtë nivel. Kjo është në regji të ekipit të Dimitrievskit, për shkak se në dy ditët e fundit paraqiten fotografi dhe mbështetje nga ana e Bojan Iliqit për mua, kurse I kanë fshirë të gjitha fotografirë dhe mbështetjet për Dimitrievskin. I gjithë opinion në Kumanovë e di se Familja Iliq është në shtabin e Dimitrievskit” – ka thënë Ilievski në Klan Maqedoni.

Marketing
Exit mobile version