Ilir Daja largohet zyrtarisht nga drejtimi i Partizanit

Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes një njoftimi zyrtar në “Facebook”.

Marketing

Në njoftim shkruhet se bashkëpunimi mes ekipit dhe trajnerit ka përfunduar pas diskutimeve për ecurinë dhe performancën e skuadrës.

Klubi ka falënderuar trajnerin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trajnerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”-njofton ekipi i Partizanit.

Marketing