Në prag të zgjedhjeve lokale, parti të ndryshme po kalkulojnë me emra të ndryshëm si kandidatë të mundshëm. Gara më e nxehtë pritet të jetë për Tetovën, një ndër qytetet kryesore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut shkruan Tetovasot.
Por derisa po liferohen lajme me emra të ndryshëm, janë kandidatët ata që refuzojnë të jenë pjesë e garës në ndërkohë që asgjë nuk është definitive.
Në vijë të kësaj është edhe informacioni i dhënë për Ilir Demirin me profesion mjek që përflitej si kandidat i mundshëm i ASH së opozitare.
Siç mëson TS, pas shumë përpjekjeve të Taravarit dhe Selës për ta bindur mjekun tetovar për të garua, ai ka refuzuar kandidimin e tij duke ju përkushtuar profesionit të tij si mjek.
Por nga burime të brendshme të ASH-së dhe të afërt me mjekun Demiri thonë se Demiri nuk ndjehet i sigurtë në fitore me ASH-në, pasi partia e Selës 4 vite nuk ka punuar për ta fituar Tetovën. “Tetova nuk fitohet për dy javë fushatë, Tetova duhet të fitohet duke u marrë seriozisht. ASH-ja bëhet si PDSH vetëm kur ka zgjedhje reagon dhe ngre zërin, pastaj harrohen duke u pajtuar me realitetin që udheheqin kryetarët e BDI-së” thonë për TS.
Ndryshe ASH-ja e Ziadin Selës ka problem edhe në Strugë, Dibër dhe disa komuna tjera për të gjetur kandidat.