Ilir Shaqiri: Vetëm po u rrëzove do të mësosh si të ngrihesh

Ilir Shaqiri ishte një nga personazhet e preferuara dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Marketing

Artisti ishte i njohur për një shqiptari të tërë si një valltar me një karrierë të suksesshme shumë vjeçare të cilën e krijoi në Itali, shkruan “Kosovarja”.

Shaqiri është mjaft aktivë në rrjetet sociale ku poston imazhe të ndryshme nga përditshmëria dhe projektet e tij.

Iliri ka treguar edhe për arritjet e tij mjaft me sakrifica për të arritur majat ku është tani dhe për këtë ka bërë së fundi një status në InstaStory.

“Vetëm po u rrëzove do të mësosh si të ngrihesh”, ka qenë shkrimi i tij që e ka shkruar mbi një fotografi të tijën ku ka pozuar duke buzëqeshur.