Imami Qëndrim Jashari, jo rrallë bëhet viral në rrjetet social me deklaratat e tij të dhëna në paraqitje të ndryshme publike.
Së fundmi, videoja e Jasharit, në të cilën flet për trashëgimin e pasurisë është duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në rrjet.
Ai mos përfshirjen e vajzave në ndarjen e pronës e ka konsideruar “traditë të injorancës”.
“Me mendësinë tonë “po hajt se kjo martohet edhe më nuk ia kemi gajlen”. Kjo është prej traditës së injorancës. Vajza edhe kur të martohet është vajza jote. Pse nuk i jepet trashëgimia vajzave? Me tradita të mahallave, me tradita të atyre njerëzve që e kanë mbajt vetën kishe po dimë diçka e duke ju bërë zullum grave. Mosdhënia e trashëgimisë për vajzën është nga tradita e atyre që kanë zënë kafshë”, ka thënë ai.