Imami shqiptar zgjedhet përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut

Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Marketing

“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua dje si kapelani ynë i ri mysliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” njoftoi në faqen e saj Shoqata e Oficerëve të Policiëve Mysliman në Nju Jork.

Ndërkohë, Imam Tahir Kukaj në mesazhin që e shkruajti në llogarinë tij, në rrjetin social Facebook, shkruan :”24 qershori është një “ditë e madhe për mua, familjen time dhe komunitetit tim,”, tha mes tjerash Kukaj gjatë marrjes së detyrës së re, në NYPD.

Ai poashtu falënderoi edhe NYPD dhe komisionerin James P. O’Neil, të cilët ia besuan këtë detyrë të madhe, por edhe Qendrën Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme, dhe anëtar dhe veprimtar, lider të komunitetit Shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë një faleminderim për ata ima që më shumë se dy dekadave ai shërbeu së bashku me ta, të presidentit të AAIC në Staten Island – NYC, Dr. Zurkani Vardar dhe Imam Ferid Bedrolli, përcjell Bota sot.

“Unë do shikoj përpara për këtë mundësi të jashtëzakonshme, që të ndihmoj departamentin më të aftë dhe më madh të policisë në botë,”, thotë më tutje Kukaj në mesazhin e tij në rrjetin social Facebook.

“Mbasi tani filloj rolin tim të ri në Departamentin e Policisë, unë gjithashtu dua të falenderoj të gjithë kolegët, klerikë nga besimet e tjera fetare, si dhe liderët e veprimtar të këtyre komuniteteve në Nju Jork. Unë shikoj përpara, që ti ruaj këto raporte, ti zhvilloj ato dhe të ndërtoj të reja, raporte edhe në detyrën e re ” ka vijuar Kukaj në mesazhin e tij pas betimit.

Në fund Kukaj shkruan se u premton të gjithë oficerve dhe udheheqesve te NYPD se do jetë 24 orë në disponimin e tyre, në çdo moment, kur ndonjëri do të kërkoi të bisedojë me të.
“Jam këtu për t’ju shërbyer dhe dëgjuar që së bashku të bëjmë më të vlefshme jetën e gjithë secilit, në qytetin tonë ” shprehet Kukaj, që tashmë do të kryej detyrën e re si Imami kryesor i NYPD.

Vlen të theksohet sy ky post merret përherë të parë nga një Imam shqiptar, në historinë e emigarcionit shqiptar në SHBA, çka tregon edhe përkrahjen e madhe që ka marrë Dr. Tahir Kukaj nga dhjetëra qendra Islame në Nju Jork, të calt natyrisht dhe ia mundësuan këtë detyrë të re NYPD.
Në muajin e kaluar Imam Tahir Kukaj është përzgjedhur në Top 100 personat më me ndikim në State Island. Kjo tregon për vlerën e madhe që ka Qendra Islame Kulturore Shqiptare në Nju Jork.
e”.