Ballina Lajme Maqedoni Imerlije Saliu: Prioritet i kësaj qeverie është avancimi i politikave sociale, lufta...

Imerlije Saliu: Prioritet i kësaj qeverie është avancimi i politikave sociale, lufta kundër varfërisë!

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në fjalimin e saj para deputetëve tha se kjo qeveri është e ndryshimeve dhe qeveri e cila do ta luftojë korrupsionin, do ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucioneve dhe shtetin e së drejtës. Programi i Qeverisë, sipas deputetes Sadiku, e kthen shpresën e qytetarëve të këtij vendi.

Marketing

Saliu tha se kjo qeveri si asnjëherë më parë e ka prioritet avancimin e politikave sociale, luftën kundër varfërisë, kujdesin ndaj pensionistëve dhe kujdesin e plotë ndaj personave me nevoja të posaçme.

“Duke e bërë këtë nëpërmjet rritjes së kompensimeve dhe ndihmave financiare për kategoritë e rrezikuara sociale, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, por edhe përmes rritjes së të drejtës për kompensime e paga për punën me orar të shkurtër për prindërit që kujdesen për fëmijët ose personat me aftësi të veçanta ose sëmundje kronike më të rënda. Kjo qeveri mundëson që personave me aftësi të kufizuara t’u jepet mbështetje në blerjen e mjeteve speciale dhe të përshtatshme për ta, teknologji dhe materiale ndihmëse për arsim, si dhe kujdes për punësimin në institucionet publike”, tha deputetja Saliu.

Ajo shtoi se mbështetja e grave dhe fuqizimi i tyre në të gjitha segmentet shoqërore mbetet një nga shtyllat kryesore të punës së kësaj qeverie.

Saliu mes tjerash po ashtu tha se mbështetja për pushtet lokal modern, që do të jetë transparente dhe financiarisht e qëndrueshme, është një parim që do të udhëheqë qeverinë në funksionimin e saj.
“Zhvillimi i barabartë i të gjitha komunave është një nga parimet kryesore të kësaj qeverie, që do të realizohet nëpërmjet një shpërndarjeje të balancuar të fondeve ndërmjet regjioneve planore dhe komunave”, u shpreh deputetja Saliu.

Në fushën e arsimit, kjo qeveri, u shpreh Saliu “do të ofrojë strategji të re nacionale për zhvillimin e arsimit, duke e përmirësuar dukshëm infrastrukturën arsimore, duke e fuqizuar mësimin dual, duke bërë aplikimin e shembujve të vendeve të zhvilluara europiane për rritjen e sigurisë nëpër shkolla, rritjen e kushteve inkluzive për nxënësit me nevoja të posaçme, hapjen e qendrave moderne për karrierë në shkollimin e mesëm, afirmimin e arsimit të lartë universitar, si dhe krijimin e kushteve për punësim për të diplomuarit që të qëndrojnë në vendlindje”

Exit mobile version