Importi i fuqisë punëtore realitet në RMV, Qyra: Të ulen kontributet, të rritet paga mesatare

OEMVP kërkon nga Qeveria masa të reja për zbutjen së daljes së fuqisë punëtore në rajon. Sipas tyre mungesë të fuqisë punëtore ka në hoteleri, turizëm dhe ndërtim andaj disa agjenci po rekrutojnë punëtorë të huaj që janë të interesuar të punojnë në vend. Kërkojmë që të ulen kontributet që të rriten edhe pagat mesatare për të lehtësuar sa më shumë fuqinë punëtore që të mos ikin jashtë vendit thonë nga OEMVP.
“Ka kompani që i dimë që kanë marrë punëtorë nga Turqia, nga Bangladeshi ka mundësi të jetë edhe agjencion që merren me importin e fuqisë punëtore dhe nuk kemi të dhëna të sakta a është agjencion apo kompani. Shpresojmë që të ulen kontributet që janë shumë të larta të mos penalizohet rritja e pagës mesatare dëshirojmë që pagat të jenë më të larta se ajo minimalja.”, – deklaroi kryetari i OEMVP- së, Mendi Qyra.

Marketing

Anashkalohet zona industriale e Vizbegut, OEMVP kërkon përmirësim të infrastrukturës

Edhe zona industriale e Vizbegut është e anashkaluar nga institucionet qendrore dhe lokale, thonë nga OEMVP.

“Është mëkat të kemi problem infrastrukture me gropat që grumbullojnë ujëra të zeza, por edhe me ujin sepse një pjesë e kemi mbuluar, por jo të gjithën dhe u kërkojmë institucioneve që të kenë kujdes sepse e plotësojmë buxhetin dhe kompanitë janë të rregullta të përgjegjshme dhe efikase i kryejnë obligimet ndaj shtetit.”, – theksoi Nuhi Aliu nga Zona industriale e Vizbegut.

Nga OEMVP, po ashtu kërkojnë t’i jepet fund ngrirjes së çmimeve.

“Ne jemi të mbisundojë oferta dhe kërkesa dhe nuk jemi për ngritjen e çmimeve në mënyrë të centralizuar, sepse shkakton dëm në tregun e lirë.”, – u shpreh kryetar i OEMVP- së, Mendi Qyra.

Kjo odë ekonomike kërkon të ndërhyhet edhe duke aktivizuar rezervat shtetërore, uljen e taksave dhe uljen e TVSh-së.

Marketing