Imuniteti i tufës do arrihet në maj, Suedia kalon pandeminë pa krizë

Nuk do të ketë mbyllje apo ndalime dhe imuniteti i popullsisë suedeze do të arrihet në maj.

Marketing

Agjencia e Shëndetit Publik, shprehu bindjen absolute që “kulmi u arrit një javë më parë, dhe ne do të kemi më pak raste, çdo ditë“.

Përmes zv/drejtorit Anders Wallensten, agjencia bëri me dije se bazuar në një testim të kryer në 700 persona, deri në 1 maj, një e treta e popullsisë në rajonin e Stokholmit do të infektohet nga virusi, pra diku tek rreth 600 mijë njerëz. Aktualisht rastet e infektimit në kryeqytet janë pak më shumë se 6 mijë.

Nëse skenari i parashikuar nga epidemiologu në krye të Agjencisë, do të konfirmohej, kjo nënkupton se në maj popullsia suedeze do arrijë të fitojë imunitet ndaj virusit.

Për Suedinë kjo do të ishte dalja nga tuneli, pa pasojat ekonomike që koronavirusi ka shkaktuar në pjesën tjetër të botës, sepse kompanitë dhe zyrat kanë qenë gjithmonë të hapura.

Suedia është mbështetur më shumë në bindjen qytetare sesa në ndalime dhe izolime.

“Ligjet tona mbështeten në përgjegjësinë individuale: qytetari ka përgjegjësi të mos përhapë një sëmundje. Kjo është pika nga ku jemi nisur, pasi me ligjet që ne kemi nuk ka shumë mundësi për të mbyllur dhe izoluar qytetet. Karantina mund të përdoret vetëm për individët e prekur ose zona të caktuara si shkollat ose hotelet”, u shpreh Tegnell.

Marketing