Ballina Lajme Maqedoni Imunizimi i popullsisë, priten mbi 100 mijë vaksina “Pfizer” nga Covax

Imunizimi i popullsisë, priten mbi 100 mijë vaksina “Pfizer” nga Covax

Në vend sot do të mbërrijnë 110.612 vaksina të prodhuesit “Pfizer/Biontech” që vendi ynë i ka blerë përmes mekanizmit COVAX. Deri në fund të vitit, përmes mekanizmit COVAX paralajmërohet dërgesa e rreth edhe 100.000 vaksina të “Pfizerit”.

Marketing

“Për vaksinat që ka interes të madh tek popullata e që rekomandohen për imunizimin edhe të fëmijëve mbi 12 vjeç, do të distribuohen në pikat e vaksinimit gjithandej vendit që të sigurohet procesi i papenguar i vaksinimit.”, – thonë nga Ministria e resorit.

Ndërsa 70 persona u vaksinuan brenda dy javëve në pikën e vaksinimit të Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”. Pika ndodhet pranë hyrjes së Fakultetit Ekonomik. Çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në 2 pasdite, përveç studentëve, është e hapur për të gjithë me qëllimin për t’u vaksinuar. Ata mund të zgjedhin midis “Pfizer” dhe “Sinovak”. Dje dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 2.969 qytetarë dhe u vaksinuan gjithsej 12.099 qytetarë. Gjithsej 776.659 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit ndërsa janë rivaksinuar 697,847 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 31% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Fëmijët midis moshës 12 dhe 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Marketing
Exit mobile version