Inaugurohet Këshilli strategjik për politikë të jashtme

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim inaugurues i Këshillit strategjik për politikë të jashtme.

Marketing

Në takim, siç informohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, fjalim hyrës do të mbahet nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili do t’i prezantojë qëllimet e krijimit të këtij organi këshillues, ekspert në kuadër të projektit strategjik të MPJ-së Reflektimi 2030.

“Reflektimi 2030 parashikon një proces aktiv dhe të gjerë të konsultimit shoqëror të bazuar në tre shtylla themelore: krijimin e një Këshilli Strategjik të MPJ-së, mbajtjen e konferencave tematike ad hok dhe një seri panelesh me grupe interesi për ta përforcuar linkun me opinionin dhe segmentin qytetar të shoqërisë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Në takim do të shqyrtohen udhëzimet dhe do të shkëmbehen mendime mbi proceset e zhvillimit të një strategjie dhjetë-vjeçare të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti strategjik është kthimi në parimet dhe vlerat e përcaktuara tashmë të politikës së jashtme, por edhe përcaktimi i drejtimeve prioritare të veprimit në planin e politikës së jashtme dhe përforcimi i pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut si një aktor i përgjegjshëm dhe aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Marketing