Ballina Showbiz Incident gjatë performancës, këngëtarja e njohur zhvishet në skenë

Incident gjatë performancës, këngëtarja e njohur zhvishet në skenë

Një incident i ka ndodhur këngëtras së njohur Miley Cyrus, gjatë një performance në Miami në Natën e Ndërrimit të Viteve.

Marketing

Miley Cyrus i ka rënë pjesa e sipërme e veshjes, por ajo provoi se asgjë nuk mund që ta ndalë gjatë performancës.

29-vjeçarja po këndonte gjatë koncertit special të “NBC” për mbrëmjen e Vitit të Ri, kur veshja e saj në ngjyrë të ndritshme argjendi u gris në mes të këngës.

Miley arriti t’ia dalë duke mbajtur me dorë pjesën e sipërme të fustanit përpara se t’i kthente kurrizin audiencës dhe ta linte copën të binte në tokë.

Më pas duke kënduar, artistja nxitoi për në prapaskenë duke i lënë vendin këngëtarëve shoqërues që ta zëvendësonin për disa sekonda duke marrë kohën e nevojshme kështu që të ndërrohej.

Exit mobile version