Ballina Lajme Maqedoni Incidenti lidhur me kishën në Toplicë, Mickoski: Të mos luhet në kartë...

Incidenti lidhur me kishën në Toplicë, Mickoski: Të mos luhet në kartë etnike

Kryeministri Hristijan Mickoski e quan incident të izoluar rastin lidhur me ndërhyrjen e policisë gjatë punimeve në kishën në fshatin Toplicë të Vrapçishtit. Kryeministri thotë se nuk duhet të luhet në kartë etnike, ndërsa për të penguar incidentet e këtilla nevojiten ndryshime në ligjin për policinë. Mickoski apelon te qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të këtilla.

Marketing

“Në rrjetet sociale dolën disa fotografi të një personi të cilin e shohin në shoqëri me figura aktive politike. Nëse merret parasysh edhe provenienca partiake e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, por edhe të strukturës policore, e cila ende është në udhëheqje, atëherë shumë lehtë mund të vihet në përfundimin se kjo është pjesë e folklorit që po përgatitet për mbjelljen e mosdurimit etnik dhe fetar dhe përpjekje për destabilizim. Incidente të këtilla do të ketë edhe në periudhën e ardhshme, sepse duke i pasur parasysh ndryshimet e fundit në ligjin e policisë si qeveri, nuk mundemi t’i bëjmë ndryshimet në strukturat udhëheqëse.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Marketing
Exit mobile version