Incidenti tek KZAZ nr.30/ Celibashi: Dhunuesi nuk ishte numërues! Jelekun mund ta blesh kudo

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur teksa ka monitoruar procesin e numërimit të votave tek KZAZ nr.30 pas konfliktit fizik që ndodhi pas disa personash.

Celibashi tha se është rasti i parë i këtij incidenti dhe theksoi se është autorizuar pushimi prej 4 orësh. Ndërsa për sherrin që coi në arrestimin e 8 personave, Celibashi tha se ngjarja ndodhi tek pjesa e vëzhgimit por mbetet për tu verifikuar se cfarë ka përfaqësuar personi.

“Do të qëndroj dhe pak. Besoj që situata është e qetë. Grupet e numërimit kanë rifilluar punën, i kemi autorizuar që të kenë një pushim 4 orë sepse kanë ditë që gjenden këtu brenda dhe nuk janë në gjendje që ta bëjnë detyrën siç duhet.

Marketing

Nga ajo çfarë më informoi KZAZ, nuk ishte numërues. Incidenti ka ndodhur tek pjesa e vëzhgimit dhe numërimit. Bluze të tilla mund të blesh kudo nuk është problem. Ngelet për tu verifikuar se çfarë ka përfaqësuar personi, ka qenë vëzhgues apo numërues. Në një rrethanë apo tjetër mund të siguruar jelekun por tashmë është kompetencë e organeve të policisë dhe prokurorisë”, tha Celibashi.

Marketing