Ballina Lajme Botë Indi, mbi 100 mijë vetë prostestojnë kundër ligjit për shtetësinë

Indi, mbi 100 mijë vetë prostestojnë kundër ligjit për shtetësinë

Mbi njëqind mijë vetë morën pjesë në një marshim paqësor në qytetin jugor të Hyderabad-it të shtunën, duke hedhur parulla kundër ligjit të ri mbi shtetësinë të Kryeministrit Narendra Modi.

Marketing

Protesta e quajtur “Marshimi i një milionëve”, u organizua nga një grup që bashkëpunon me organizatat myslimane e shoqërinë civile. Më shumë se 40 për qind e popullsisë së Hyderabadit prej rreth 7 milionësh, janë myslimanë.

Demonstruesit marshuan dhe u shtuan në numër pavarësish një njoftimi të policisë se nuk do të lejonte zhvillimin e tij, pasi leja ishte dhënë vetëm për një organizim prej 1 mijë vetësh. Qeveria indiane është përballur me javë të tëra protestash të dhunshme kundër ligjit për ndryshimin e shtetësisë miratuar nga qeveria Modi më dhjetor.

Protestuesit mbanin pankarta me parulla ku bëhej thirrje për tërheqjen e menjëhershme të ligjit si dhe se ku shkruhej se: “feja e vetme e Indisë është sekularizmi”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters protesta ishte paqësore dhe mbi njëqind mijë vetë morën pjesë në të.

Qeveria thotë se ligji i ri është i nevojshëm për të ndihmuar pakicat që përballen me përndjekjen në vendet me shumicë myslimane dhe i ka cilësuar protestat të motivuara politikisht. Të paktën 25 persona janë vrarë si pasojë e përleshje me policinë prej fillimit të dhjetorit.

Marketing
Exit mobile version